Site icon Telegrafi

Tragjedia që për pak sa nuk e ‘mbyti’ Putin-in! Çfarë në të vërtetë kishte ndodhur më 12 gusht të vitit 2000? (Foto/Video)

Në Institutin Sizmologjik në Alaska, gjilpëra e aparatit për matjen e tërmetit kishte filluar papritur të kërcej gjatë 12 gushtit të vitit 2000.

Në shikim të parë, dukej se bëhej fjalë për një tërmet. Megjithatë, në fakt kishte ndodhur një aksident detar në Rusi, pasojat e të cilët më vonë janë munduar të mbulohen, transmeton Telegrafi.

Mijëra milje larg Alaskës, gjatë një stërvitje ushtarake kishin ndodhur dy shpërthime të fuqishme në një nëndetëse ruse të quajtur “Kursk”, e cila po lundronte përgjatë bregdetit të Rusisë dhe Norvegjisë kur shpërtheu dhe u zhyt me ekuipazhin prej 118 personave.

Por çfarë në fakt kishte ndodhur më 12 gusht të vitit 2000 edhe sot e kësaj dite nuk dihet. Asokohe besohej se nëndetësja po transportonte koka bërthamore, gjë që i kishte dhënë hapësirë të mjaftueshme teoricienëve konspirativë.  Numri më i madh i mistereve lidhur me nëndetësen “Kursk”, janë të lidhur me përpjekjet për të mbuluar të vërtetën.

Asokohe autoritetet ruse akuzonin SHBA-në dhe Britaninë kinse kishin spiunuar ushtrimet e tyre ushtarake. Megjithatë, amerikanët kishin reaguar duke thënë se rusët kishin fshehur ndonjë armë të re vdekjeprurëse, që kishte shkaktuar atë shpërthim.

16 vite më vonë, sipas një artikulli të “Ozy”, mendohet se nëndetësja Kursk megjithatë nuk kishte transportuar armë moderne, por raketa të vjetra nënujore të mbushura me HTP, substancë kjo e ndaluar për përdorim qysh gjatë viteve të 50-ta.

Nëse kjo substancë e quajtur HTP rrjedh në ndonjë pjesë tjetër të raketës, brenda pak sekondave ndodh një reaksion kimik që mund të shkaktoj një shpërthim të fuqishëm vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Dhe sipas rezultateve zyrtare të hetuesve qeveritar, ekzistojnë gjasa të mëdha që një gjë e tillë të ketë ndodhur edhe gjatë shpërthimit të parë në Kursk.

Ndërsa shpërthimi i dytë që kishte ndodhur dhe që ishte regjistruar nga Instituti Sizmologjik në Alaskë, ka ndodhur kur nëndetësja ka prekur tokën, gjë që kishte nxitur shpërthimin e raketave tjera. Shumica e anëtarëve të ekuipazhit kishte vdekur brenda pak minutave. Ndërsa vetëm 23 persona kishin mbijetuar për plotë katër orë, por nuk kanë mundur të shpëtohen pasi ishin ngujuar në nëndetëse.

Togeri Dimitri Kolesnikov, kishte arritur të shkruaj një letër para se të fikeshin plotësisht dritat në nëndetëse në të cilën shkruante “I gjithë ekuipazhi është zhvendosur nga repartet gjashtë, shtatë dhe tetë në repartin nëntë. Këtu jemi 23 persona. Asnjë prej nesh nuk po mundemi të dalim jashtë”.

Këtë letër dhe një tjetër dedikuar familjes, kanë arritur t’i gjejnë zhytësit të cilët nga mbetjet e nëndetëses nxorën edhe trupin e tij të pajetë.

Pas kësaj tragjedie, Vladimir Putin kishte vendosur që të mos kërkojë ndihmë nga autoritetet ndërkombëtare. Shumë e cilësojnë vendimin e Putin-it si barometër i autoritetit të tij. Edhe pse asokohe, Putin njihej si një ish-agjent i KGB-së, ai nuk e kishte fuqinë që e ka sot, transmeton Telegrafi.

Familjarët dhe miqtë e marinarëve të nëndetëses Kursk, vazhdimisht prisnin ndonjë lajm rreth fatit të më të dashurve të tyre, edhe pse ishte e qartë që qeveria që kishte refuzuar ndihmën e vendeve tjera prej fillimisht e kishte ditur se në nëndetëse nuk kishte të mbijetuar. Ajo ishte zhytur shpejt, kurse marinës ruse i është dashur shumë kohë që të fillojë kërkimet e Kursk-it.

E gjithë kjo ngjarje ishte bërë e qartë gjatë konference për media, ku Putin u shfaq para ekraneve televizive pas plotë dhjetë ditëve nga tragjedia që kishte ndodhur. Ai asokohe nuk kontrollonte të gjitha mediat, por nuk kishte hezituar të tentojë. Dhe kështu një grua e mbuluar me shami gjatë konferencës për media kishte kritikuar me zë të lart Putin-in.

Në ato momente, Putin ishte gjunjëzuar në dysheme duke u munduar të mbrojë vendimin e qeverisë. Por ky moment konsiderohet si më i keqi në karrierën e tij politike. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version