Site icon Telegrafi

Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit, 14 kanë ndërruar jetë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se nga zjarri i mbrëmshëm në kovid-qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 persona.

Nga ministria thonë se gjatë kohës së zjarrit, në këtë qendër ka pasur gjithsej 26 pacientë, ndërsa 12 të tjerët janë në mjekim në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në kovid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta”.

Lexo po ashtu Prokuroria jep detajet e para për zjarrin në Tetovë, 14 viktima të konfirmuara

“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime tek familjarët e të vdekurve dhe keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike. Gjatë ditës do të informojmë për të gjitha detajet e reja, ndërsa bëjmë thirrje tek mediat dhe qytetarët që t’i shpërndajnë vetëm informacionet zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga zjarri tragjik në Tetovë

Ndryshe, Prokuroria sot njoftoi se disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version