Zjarrfikësit në qytetin bregdetar spanjoll Peniscola gjetën trupin e një adoleshenti në rrënojat e një ndërtese që u shemb mbrëmë për arsye të panjohura.
Zjarrfikësit thanë se po vazhdonin kërkimet për një person tjetër të zhdukur.
#DerrumbePeñíscola | Lamentamos profundamente el fallecimiento de una persona en el derrumbe de #Peñíscola.
Nuestra admiración al Consorcio de Bomberos de Castellón (@SIAB_Castello), a los bomberos de Valencia y a la @guardiacivil por su ardua labor en esta terrible tragedia. pic.twitter.com/MWLJB9Izse
— VOX Castellón (@CastellonVox) August 26, 2021
Kryebashkiaku i Peniscola Andres Martinez i tha reuters se djali ishte rreth 15 vjeç dhe se ai po qëndronte në një ndërtesë trekatëshe që u shemb të mërkurën mbrëma për arsye të panjohura në rajonin e Valencia, në bregun lindor të Spanjës.
Rreth 140 zjarrfikës dhe stafi i ambulancës punuan gjatë natës për të pastruar zonën dhe për të gjetur të zhdukurit, për të shpëtuar një burrë që ishte varrosur nën rrënoja rreth mesnatës, thanë autoritetet lokale.
“Ai ishte bllokuar plotësisht nga pllaka dhe çdo manovër e gabuar mund të kishte pasoja fatale,” tha zjarrfikësi Carlos Vercili. /Telegrafi/
Imágenes del momento en que efectivos de la #URS (Unidad Rescate y Salvamento) de #BomberosCPBC @dipcas junto con el resto de compañeros de las dotaciones de #BomberosCPBC conseguían liberar y rescatar a la persona que había sido localizada con vida tras el #derrumbePeñíscola pic.twitter.com/DQKu1zbvwh
— Bombers Dipcas (@BombersDipcas) August 26, 2021