Site icon Telegrafi

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se pavarësisht errësirës për shkak të orëve të mbrëmjes kërkimet nuk do të ndërpriten. Drejtoria e Shkodrës ka angazhuar banorët e zonës, të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave.

Nga drejtoria do t’i vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me projektorë të mëdhenj duke shpresuar në gjetjen e trupave të pajetë.

Lexo po ashtu Ergys Arazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia

Palombarët e forcave RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrolluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.

Dyshohet se, Alma bashkë me tre fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, duke u mbytur kështu në ujërat e lumit Drin, ndërsa deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare të familjes, ndërkohë që, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë./A2 CNN

Exit mobile version