Sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe një anëtar i familjes Alimi nga fshati Ramanli, duke çuar kështu numrin e viktimave në 7.
Tragjedia në këtë familje ndodhi kohë më parë gjatë shpërthimit të një bombole gazi.
“Familjar, miq me dhimbje të thellë ndaj lajmin me ju. Sot në mëngjes si pasojë e tragjedisë në fshatin Rramanli ndërroi jetë edhe anëtari i 7-te i familjes Alimi, nipi im i familjes time, haxhi Eljasa Alimi.
U takofshim ne botën tjetër. Do të kujtoj sa të jetoj!”, shkruan një familjar i tanimë të ndjerit./Telegrafi/