Tre persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Dyshohet se vetura me të cilën po udhëtonin ka rënë në Liqenin e Badovcit.
Lidhur me këtë rast tragjik ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ky është një lajm i trishtë.
“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre.
“Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!”./Telegrafi/