Dy fëmijë kanë humbur jetën sot aksidentalisht pasi kanë rënë në një gropë të mbushur me ujë në lagjen Kolovica në Prishtinë.
Fëmijët e mbytur kanë qenë vëlla e motër të moshës 11 dhe 13 vjeçarë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se janë duke e hetuar rastin.
Po ashtu në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili më herët përmes një postimi në Facebook u shprehi ngushëllime familjes së viktimave, raporton Telegrafi.
Vendin ku ka ndodhur tragjedia, fëmijët shumë herë e kanë shfrytëzuar për tu larë në ditët me temperatura të larta.
Pavarësisht se Ahmeti deklaroi se këtë çështje do t’i shkoj deri në fund dhe de do të hetohet se kush kanë qenë përgjegjësit për këtë, ai është përballur me banorë.
Një banorë i ka thënë kreut të Komunës, se nuk i është përgjigjur asnjëherë ankesave që i janë drejtuar Komunës në lidhje me këtë problem.
“Ne diskutuam me hetuesinë. Ata janë duke i shqyrtuar të gjitha pistat. Kompania që ka gërmuar këtu është dashur të ketë leje nga ministria përkatëse, por tash jemi duke pritur vendimin e hetuesisë”, tha Ahmeti./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=V-fBjVz55PM