Site icon Telegrafi

Tragjedia në Kolovicë alarmon lagjet tjera në kryeqytet

Tragjedia në Kolovicë, ku kanë humbur jetën dy fëmijë në një gropë të mbushur me ujë, ka alarmuar banorët e lagjeve të tjera në kryeqytet.

Banorët e lagjes “Mati 1” kanë fotografuar një punishte ndërtimi në këtë pjesë, që ka mbetur në gjysmë tash një kohë të gjatë.

Sipas banorit që ka dërguar fotografitë në adresë të portalit Koha.net, një gropë e thellë mbi dy metra për ndërtimin e një objekti banimi është hapur prej disa vjetësh në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Megjithëse ndërtimi është ndërprerë, ajo mbetet e hapur dhe paraqet rrezik të vazhdueshëm për fëmijët që jetojnë në afërsi”, thotë ky banor.

Exit mobile version