Telegrafi

Tragjedia në Himarë, Elita Rudi: Zemra më është bërë copë, nuk arrita të gjeja qetësi për të fjetur nga gjendja emocionale

Rasti tragjik i cili ndodhi të martën (2 gusht) në plazhin Potam të Himarës ku një 7 – vjeçare humbi jetën pasi u godit me skaf nga një punonjës policie ka ngjallur reagime të shumta.

Emra të njohur përfshirë edhe estradës shqiptare dhe figurat të njohura televizive kanë reaguar në mënyrë të ndryshme përmes postimeve në rrjetet sociale.

Një reagim lidhur me rastin e dhimbshme që tronditi Shqipërinë ka bërë dhe moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi.

Foto: Himarë

Në disa postime, Elita është shprehur se ngjarja e djeshme ia ka copëtuar zemrën ndërsa tha se merr pjesë në hidhërimin e nënës së të ndjerës.

“Zemra mu bë copë, dhe mbrëmë nuk arrija ta gjeja qetësinë për të fjetur në gjumë nga gjendja emocionale që më shkaktoi kjo tragjedi”, ka shkruar Elita fillimisht në një postim.

Foto: Elita Rudi/Instagram

Moderatorja tutje tha se nuk është faj i nënave por shteti që nuk përkushtohen ndaj punë për të cilën kanë përgjegjësi.

“Unë marr pjesë thellë në hidhërimin tënd si një nënë. Me dashuri dhe trishtim ne gjithmonë fajësojmë veten edhe nëse fëmija ynë pëson një rrëzim të lehtë. E qortojmë veten nga brenda, pse nuk vrapova më shpejt? Pse nuk qëndrova afër saj? Por nuk faj ti moj nënë, ka faj shteti ku jetojmë, preferojmë të pimë kafe gjithë ditën e jo t’i përkushtohen punës ku kanë zënë ulëset në zyrat e tyre. Kanë faj njerëzit që sot janë të pashpirt, nuk kanë ndjenja më për asgjë. Kemi edhe ne frikë që fëmijët tanë t’i lejojmë më as në lagje të luajnë sepse vozitin si të çmendur me makina me shpejtësi të tmerrshme, sepse duan ta përmbushin veten me adrenalinë”, shkruan tutje prezantuesja.

Foto: Elita Rudi/Instagram

“Si pasoj e kësaj fëmijët sot rrinë të izoluar gjithë ditën, nuk janë të sigurt as në shkollë, as në lagje, as në plazh, as në park e askund. Më vjen për të vjellë. Ne po shijojmë por fëmijët tanë nuk po e shijojnë jetën. Pusho e qetë dritë e bardhë, nuk ke faj ti”, ka përfunduar postimin e saj moderatorja.

Lexo po ashtu U vra me skaf në Himarë, 7 vjeçarja përcillet për në banesën e fundit

Vogëlushja që humbi jetën, Jonada Avdia u përcoll sot (e mërkure) për në banesën e fundit. Familja hapi dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë ku qindra njerëz shkuan për të dhënë ngushëllimet e tyre. /Telegrafi/

Foto: Elita Rudi/Instagram