Site icon Telegrafi

Tragjedia në Gramsh ku humbën jetën katër persona, flasin banorët

Tragjedia në Gramsh, ku u mbytën në liqenin e Banjës 4 anëtarë të një familje ka lënë të tronditur banorët e zonës. Me lot në sy, gjatë një prononcimi për media, banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që mund t’u vijë nga liqeni.

Ata theksojnë se liqeni një pjesë të caktuara duhet rrethuar dhe të vendosen tabelat përkatëse që instruktojnë njerëzit të mos lahen, pasi rrezikojnë të mbyten.

“Jemi aq shumë të rrezikuar sa s’ka, sidomos për fëmijët e vegjël. Nuk as roje asnjë gjë, është katastrofë. Ne na kanë lënë pas dore, jemi të mbaruar, po u përplase dole nga makina dhe re në liqen, je i mbytur”, u shpreh një prej banorëve.

Lexo po ashtu Tragjedia në Gramsh, gjenden katër trupat e pajetë

Një tjetër banor shprehet se në liqen duhet të vendosen roje dhe institucionet të marrin masa.

“Jemi shumë të tronditur, 4 varre në një shtëpi. Është shumë i rrezikshëm, se duhet të bënin rrethime të liqenit. Tabela jo, roje jo, s’ka asnjë gjë aty. Këtu s’ka institucione”, tha qytetari.

Kujtojmë se tragjedia në liqenin e Banjës ndodhi pasditen e 21 korrikut, ku babai Arben Zogu 46-vjeç, dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu si dhe nipi i tij Melsi Zogu 20 vjeç u mbytën teksa laheshin në liqen. Shefi i zjarrfikëses së Gramshit deklaroi se 4 personat nuk dinin not dhe në tentativë për të shpëtuar njëri tjetrin u mbytën të katërt./euronewsalbania/

Exit mobile version