Inxhinieri italian dhe projektuesi i mbikalimit në Genoa, shembja e së cilës la të paktën 43 të vdekur, Ricardo Morandi kishte paralajmëruar në vitin 1979 se do të nevojitej mirëmbajtje e vazhdueshme për të hequr ndryshkun e shkaktuar nga afërsia e detit dhe ndotja e ajrit.
Televizioni italian RAI ka botuar seksione të raportit mbi nënshkrimin e Morandi-t në vitin 1979, 12 vjet pas hapjes së mbikalimit.
Në raport thuhet se qysh atë kohë ishte në dijeni se mund të dëmtohet rezistenca e sipërfaqes së betonit ndaj kimikateve, për shkak të detit dhe ndotjes së ajrit e shkaktuar nga çeliku, raporton AP.
Morandi me këtë rast konfirmoi stabilitetin e projektimit të urës, por tha se herët ose vonë, ndoshta në pak vite, ajo do të jetë e nevojshme për rinovohej për të hequr ndryshkun, transmeton KP.
Një pjesë e mbikalimit në Genoa u shemb më 14 gusht, kur 43 vetë humbën jetën. Në kohën e aksidentit, rreth 30 automjete ishin në mbikalim. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shqiptarë.