Telegrafi

Tragjedia e paralajmëruar në Prizren (Video)

Tragjedia që ndodhi pasditen e së hënës në Prizren, ishte paralajmëruar kohë më parë nga banorët e lagjes, por edhe nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, raporton KTV.

Kjo qendër i kishte dërguar rreth 40 kërkesa Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Kulturës, për të intervenuar në rrugën “Marin Barleti”.

Muja nga vartësit e tij, është njoftuar se ekzistojnë kërkesa që paraqesin rrezikshmërinë e këtyre objekteve.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Kujtim Shala, nuk e ka bërë asnjë reagim të vetëm për akuzat që i janë bërë dikasterit të tij.

Kurse, Shafi Gashi nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka thënë se kjo tragjedi është tërësisht pasojë e neglizhencës institucionale.

Edhe kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se vdekja e vajzës trevjeçare mund të jetë bërë për shkaqe neglizhence.

Organizata “Ec Ma Ndryshe”, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja, si mungesë të kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore në Prizren, kurse ‘Vetëvendosje’ ka kërkuar ndjekje penale për zyrtarët që neglizhuan shtëpinë e vjetër në Prizren.