Site icon Telegrafi

Tragjedia e Otrantos, gjykata jep dënimin për kapitenët

Për komandantin italian, Fabrizio Laudadio, Gjykata e Apelit dha dy vjet e katër muaj burg, nga tre vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leçes, ndërsa për kapitenin shqiptar Namik Xhaferri, gjykata dha tre vjet e dhjetë muaj burg, nga katër vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leçes.

Kapitenët akuzohen për mbytjen dhe përplasjen e anijes “Kateri i Radës”, duke shkaktuar vdekjen e 108 emigrantëve shqiptarë, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version