Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt së fundmi është deklaruar në një konferencë për shtyp në lidhje me përplasjen e aeroplanit dhe helikopterit në Uashington.
Ajo tha se presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum për vlerësimin e menjëhershëm të administratës federale të aviacionit (FAA).
Bëhet e ditur se ai do të përfshijë një vlerësim për çdo “përkeqësim të standardeve të punësimit dhe standardeve të sigurisë së aviacionit” gjatë administratës së mëparshme, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Siguria e aviacionit u trajtua nga presidenti Trump edhe para se të ndodhte kjo ngjarje tragjike”, tha ajo.
“Në ditën e tij të dytë në detyrë, presidenti nënshkroi një memorandum për të ndaluar programet e punësimit të Biden DEI dhe për t’u rikthyer në punësime jo-diskriminuese të bazuara në merita”, shtoi Leavitt.
Sipas Sekretares, në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Trumpit, departamenti i transportit njoftoi se do t’i jepte fund përdorimit të pyetësorit biologjik që u prezantua nga administrata Obama, i cili “dënonte aplikantët e aftë”.
“Presidenti Trump do të vazhdojë t’i përmbushë premtimet e tij”, përfundoi ajo. /Telegrafi/