Një lajm i tmerrshëm vjen nga Athina mbrëmjen e sotme, pasi mediat greke raportojnë se George Baldock, ish lojtar edhe i shumë klubeve angleze është gjetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij.
Bëhet fjalë për reprezentuesin e Greqisë dhe futbollistin e Panathinaikos, i cili këtë verë ka ardhur nga Sheffield United.
Baldock u gjet nën ujë në pishinën e tij dhe policia është ende duke hetuar detajet e tragjedisë.
Greek media are reporting tonight that George Baldock was found dead in his home swimming pool on Wednesday night.
Absolutely tragic news. pic.twitter.com/Uz9FSwpCFg
— Chris Wheatley (@ChrisWheatley) October 9, 2024
E sigurt është se Baldock nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor kohët e fundit.
Baldock e filloi karrierën e tij në Milton Keynes Dons, veshi fanellat e shumë skuadrave të ligës së ulët angleze dhe për shtatë vjet ai luajti për Sheffield Unitedin, me të cilin luajti edhe në Ligën Premier.
Ai ka nisur të luajë për kombëtaren greke në vitin 2022 dhe që atëherë ka bërë 12 paraqitje me fanellën e këtij vendi.
Ai zhvilloi edhe dy ndeshje kundër Kosovës, ku ishte prezent edhe në Prishtinë.
Megjithatë, këtë herë ai nuk ishte pjesë e kombëtares që udhëtoi sot drejt Londrës për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Anglisë. /Telegrafi/