Telegrafi

Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova

Një 61 vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur në  komunën Wilderswil të Zvicrës, të martën në mesditë, thonë autoritetet zvicerane.

Blick, duke cituar autoritetet, shkruan se rreth orës 11 e 30, ishte thirrur Emergjenca dhe Policia, për një njëri të plagosur rëndë.

Për kundër ndërhyrjes së ekipit mjekësor, kosovari nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtruarjen e rrugëve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet. /Telegrafi/