Telegrafi

Tragjedi në Vlorë, digjen në banesë dy fëmijë

Bëhet e ditur se punëtori i një punishteje pranë banesës së tyre ka parë tymin dhe ka shqyer derën për të hyrë brenda dhe për të shpëtuar fëmijët. Vajza ka qenë e vdekur, ndërsa djali thuhet se i ka vdekur në duar. Babi dhe nëna e fëmijëve të shokuar janë në spital.

Dy fëmijët janë djegur në banesë gjatë natës. Mësohet se prindërit e tyre ndodheshin në punë gjatë natës, pasi ishin pjesë e ndërmarrjes komunale. Më tej bëhet e ditur se prindërit kishin edhe një foshnjë që e kishin lënë tek të afërmit. /Telegrafi/