Site icon Telegrafi

Tragjedi në Tiranë: Vdes një vajzë 10-vjeçare, pasi konsumoi alkool natën e ndërrimit të viteve

Shënohet viktima e parë e vitit 2017. Një vajzë 10 vjeçare nga rrethinat e Tiranës, ka humbur jetën ditën e sotme, pasi dyshohet sa ka konsumuar alkool natën e ndërrimit të viteve. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë.

Burime të Albeu.com nga komisariati nr. 4 bëjnë me dije se prindërit kanë deklaruar në polici se vajza ka konsumuar një birrë dhe po ashtu një sasi vere, dhe se ky mendohet se është shkaku që i ka sjellë vdekjen.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i vajzës, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes.

Exit mobile version