Mbrëmë në ora 1:40 në policinë e Tetovës nga Klinika është njoftuar vdekja e një foshnjeje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tragjedia ka ndodhur në lagjen ‘Ivo Lola Ribar’, ku u konstatua vdekja e foshnjes disa muajshe.
Ngjarje është hetuar nga ekipi policor dhe tani për tani nuk është e njohur sesi vdiq foshnja. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i foshnjes është dorëzuar për obduksion. /Telegrafi/