Site icon Telegrafi

Tragjedi në stacionin hekurudhor në Kërçovë

50 vjeçari J.D. nga Kërçova dje pasdite ka vdekur në spital nga lëndimet e rënda që pësoi në një ndodhi fatkeqe në stacionin hekurudhor në qytetin e tij të lindjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia raportoi se ai ka shkarkuar dru zjarri nga kamioni në vagonin e trenit. Në një moment, ai ka rrëshqitur nga ashkat e lagura, ka rënë nga kamioni dhe koka e tij është përplasur te pafta metalike e hekurudhës. Të njohurit të cilët e ndihmuan deri në spital, por pas disa orëve, ai vdiq nga plagët në kokë. /Telegrafi/

Exit mobile version