Një grua është vrarë mbrëmë në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, njofton 24 Info.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta. E ndjera 31 vjeçare ka pësuar pas rrahjes mes dy kushërinjve. Gjithçka ka filluar derisa kanë qenë duke pirë në oborrin e njërit prej tyre.
Njëri prej tyre është larguar dhe është kthyer sërish me thikë në dorë, ndërsa gruaja e njërit prej kushërinjve është përpjekur që t’i ndajë dhe qetësojë, ndërsa gjatë rrahjes, tashmë e ndjera është goditur me thikë dhe ka vdekur në vend. Pas vrasjes ka intervenuar policia dhe i ka arrestuar të dy kushërinjtë pjesëmarrës në rrahje.
Vrasja është konfirmuar edhe nga MPB-ja./Telegrafi/