Telegrafi

Tragjedi në Shkup: Teksa po e ndërronte gomën e veturës, goditet për vdekje 53-vjeçari

Sot (10.12.2022) rreth orës 06:10, SPB Shkup ka raportuar se në Bl. Kiro Gligorov ka pësuar një aksident trafiku. Sipas raportit, B.S. (53) është ndalur me automjetin e tij “Fiat Punto” me targa të Shkupit, pasi i ka shpërthyer goma, pas së cilës në ndihmë i ka ardhur N.S. (29) nga Shkupi.

Sipas njoftimit, teksa po tentonin të ndërronin gomën i ka goditur automjeti i pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Shkupit i drejtuar nga N.L. (18) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është kthyer pa automjet.