Site icon Telegrafi

Tragjedi në Shkodër: Xhaxhi i dehur vret nipin

Mirsad Kuçi është 30-vjeçari i cili u gjend i vdekur disa minuta më parë pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Xhaxhai i tij, Bujar Kuçi, e ka qëlluar nipin me thikë për motive banale.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se autori i vrasjes ka qenë i dehur.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga nga policia dhe grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Exit mobile version