Site icon Telegrafi

Tragjedi në SHBA, balona përplaset në shtyllën e tensionit të lartë – humbin jetën katër turistë

Katër persona kanë humbur jetën, kurse një tjetër është në gjendje kritike, pasi që balona me ajër të nxehtë është rrëzuar sot në Albuqerque në shtetin amerikan New Mexico, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Balona u përplas me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë, e “kutia” me pasagjerë u shkëput dhe filloi të bie, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, policia është mundur ta lokalizojë, e njëri prej të vdekurve është edhe piloti i balonës. Ndërkaq personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital.

Në një pjesë të Albuqeruqe mbi 13.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, si rezultat i përplasjes së balonës në shtyllën e tensionit të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version