Në ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Selanik, ku kanë gjetur vdekjen tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë.
Mediat greke raportojnë se një makinë që drejtohej nga një turist gjerman u përplas me dy motorë.
Mësohet se viktimat shqiptarë janë të moshës 51 vjeç dhe 28 vjeç, dhe janë babë e bir.
Viktima tjetër është një djalë 28 vjeç, ndërkohë një vajzë e re 18-vjeçare ndodhet rëndë në spital.
Drejtuesi i automjetit turisti gjerman gjendet në spital në gjendje shoku. Aksidenti ndodhi në qendër të Selanikut në rrugën Triti Septemvriu. /shekulli/