Të paktën 10 persona kanë humbur jetën sot nga një zjarr që ka shpërthyer në një spital në pjesën veriore të Rumanisë, brenda të cilit shëroheshin pacientët e prekur me coronavirus, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Në anën tjetër ekipet e zjarrfikësve në Neamt, kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer brenda dy dhomave të spitalit ku po shëroheshin 19 pacientë nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
Ata shtuan se në mesin e të vdekurve ka pacientë që vuanin nga COVID-19, dhe se aktualisht janë duke u munduar t’i identifikojnë.
Kjo tragjedi ka ndodhur në kohën kur ky vend është goditur rëndë nga vala e dytë e coronavirusit, ku rastet ditore me pacientë të rinj me COVID-19 dhe atyre që kanë humbur jetën janë shumë të mëdha. /Telegrafi/