Nga shembja e papritur e kulmit të një Kishe në Uyo, në jug-lindje të Nigerisë, kanë gjetur vdekjen të paktën 160 njerëz, që po merrnin pjesë në inaugurimin e një peshkopi.
Sipas aporteve nga vendi i ngjarjes, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh dhe shumë njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Qindra njerëz ishin brenda Kishës Biblike, përfshirë edhe Akwa Ibom, guvernatorin e shtetit , i cili i mbijetoi katastrofës.
Kisha ishte ende në ndërtim e sipër dhe punëtorët kishin nxituar për të përfunduar atë për inagurimin, thanë dëshmitarët, shumicës të së cilës i shemb catia mbi kokë. /Telegrafi