Dhjetëra emigrantë afrikanë dyshohet të kenë humbur jetën teksa katër anije në të cilat mendohet se udhëtonin mbi 400 persona janë përmbysur në Detin Mesdhe.
Mësohet se klandestinët ishin nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea po udhëtonin drejt Italisë.
Mediat somaleze raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm 29 pasagjerë deri më tani, përcjell Shekulli.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se anijet e kishin filluar udhëtimin e tyre në Egjipt me destinacion Italinë.