Site icon Telegrafi

Tragjedi në Kroaci – burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili është dërguar në spitalin e qytetit.

Mediat kroate shkruajnë se një krim makabër ka ndodh brenda një familje, shkruan index.hr.

Fillimisht u raportua se burri vrau gruan dhe vjehrrën dhe më pas u vetplagos.

Megjithatë sipas informacioneve zyrtare, burri ka vrarë vjehrrën e tij. Ai ka provuar ta vras edhe bashkëshorten, por për fat ajo ka shpëtuar ndërsa ka marrë plagë të rënda. Më pas, burri kreu vetëvrasje.

Policia ka marrë denoncimin rreth orës 10:00 të ditës së sotme nga qytetarët.

Raportohet se te gjitha sherbimet shtetërore tashmë gjenden në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit. /Telegrafi/

Exit mobile version