Telegrafi

Tragjedi në Korenë e Jugut, aksidenti i trafikut mes autobusit dhe kamionit shkakton zjarr – humbin jetën 6 persona dhe lëndohen 37 tjerë

Një kamion dhe një autobus janë përplasur në afërsi të Seulit, duke shkaktuar një zjarr të madh, ku si pasojë kanë humbur jetën disa persona, e dhjetëra tjerë janë lënduar.

Në këtë aksident trafiku që ndodhi sot në Korenë e Jugut, sipas policisë së këtij vendi kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona dhe 37 janë dërguar në spital për trajtim, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet akoma se çfarë shkaktoi aksidentin dhe zjarrin, dhe çfarë kishte në rimorkion e kamionit që u përplas me autobusin.

Ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se tre persona të lënduar janë në gjendje të rëndë, derisa 34 tjerë me lëndime më të lehta.

Në pamjet e transmetuara nga televizionet e Koresë së Jugut, shihen retë e zeza të tymit duke u ngritur në qiell. /Telegrafi/