Site icon Telegrafi

Tragjedi në Greqi: Një migrant po flinte në shinat hekurudhor, shkelet nga një tren

Policia në Greqinë veriore thotë se një migrant i cili me sa duket kishte fjetur në shinat hekurudhore është goditur dhe vrarë nga një tren kalimtar afër kufirit me Turqinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një deklaratë e policisë të enjten ka thënë se ai është identifikuar dhe bëhet fjalë për një burrë nga Iraku.

Policia tha që një burrë tjetër irakian, i cili kishte qenë me të dhe arriti të shmangte trenin me kohë, u tha atyre se njeriu i vdekur kishte fjetur në shina.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur të mërkurën, në afërsi të fshatit Apalos pak jashtë qytetit verilindor të Alexandroupolis.

I mbijetuari i tha policisë se të dy kishin hyrë në Greqi nga kufiri tokësor me Turqinë, një pikë kryesore e paligjshme kalimi për migrantët që shpesh ndjekin shinat hekurudhore për të gjetur rrugën e tyre në perëndim për në Alexandroupolis. /Telegrafi/

Exit mobile version