Telegrafi

Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes futbollisti i njohur i klubit nga Superliga e Shqipërisë

Futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena ka vdekur sot (e shtunë) pasi nuk ka arritur t’i mbijetoj një sulmi në zemër gjatë ndeshjes me Partizanin.

Egnatia dhe Partizani ishin duke luajtur sot (e shtunë) në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Shqipërisë.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë në këtë ndeshje pasi është dashur të ndërpritet për një kohë.

E gjitha erdhi pasi në minutën e 25-të, sulmuesi i vendasve, Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës shkaku i një sulmi në zemër.

Pas rrëzimit të tij në fushë, ekipi mjekësor intervenoi menjëherë, ku pas ndihmës së parë, lojtari u dërgua me urgjencë në spital.

Megjithatë, sulmuesi ganez nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Kjo është një humbje për futbollin shqiptar, pasi Dwamena ishte njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Superligën e Shqipërisë.

Këtu mund ta shikoni VIDEON e rrëzimit në fush. /Telegrafi/