Një tragjedi e madhe ka ndodhur në futbollin argjentinas, pasi një futbollist profesionist i ka dhënë fund jetës së tij.
Sulmuesi uruguaian Santiago Garcia është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mendoza.
30-vjeçari prej katër vitesh e gjysmë ishte pjesë e skuadrës argjentinase Gody Cruz që bën pjesë në elitën e futbollit argjentinas.
Ka qenë policia argjentinase që ka gjetur trupin e pajetë të futbollistit në banesën e tij, pasi më parë ishin lajmëruar nga familjarët e Garcias që nuk kishin mundur ta kontaktonin atë në tri ditët e fundit.
Mediat në Argjentinë kanë raportuar se pranë futbollistit uruguaian është gjetur një armë zjarri, derisa është konstatuar se lojtari ka bërë vetëvrasje.
Nunca nada será suficiente para agradecerte por todo lo que hiciste por Godoy Cruz.
La 18 es tuya, es eterna como vos.
¡GRACIAS POR TODO MORRO! pic.twitter.com/ZEyd3jgfrA
— Club Godoy Cruz (@ClubGodoyCruz) February 6, 2021
Garcia ndeshjen e fundit e ka luajtur më 19 dhjetor, derisa i ishte nënshtruar një tratimi psikiatrik pasi po vuante nga depresioni.
Futbollisti e nisi karrierën në vendlindje te Nacional, derisa ka bërë karrierë edhe Athletico Paranaense në Brazil, Kasimpasa në Turqi dhe River Plate në vendlindje dhe së funmi në Gody Cruz. /Telegrafi/
Fuiste héroe, fuiste goleador, fuiste amigo y familia, fuiste todo lo que una persona desea ser cuando agarra una pelota, hoy te toca ser eterno e infinito para todos nosotros…
Muchas gracias por tanto Morro, gracias por tantas alegrías al pueblo tombino. Que en paz descanses. pic.twitter.com/e8vB72HdGr
— Club Godoy Cruz (@ClubGodoyCruz) February 6, 2021