Tragjedi në futbollin argjentinas, një lojtar e ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë teksa po argëtohej me miqtë e tij. Ezequiel Esperon është deklaruar i vdekur menjëherë pas arritjes në spitalin Zubizarreta në Buenos Aires.
Ai besohet se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.
Tragjedia ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në lagjen Villa Devoto në Buenos Aires, në një apartament ku mbahej një ndejë e miqve të tij.
Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional, që është i vendosur në Porto Alegre.
Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje, ndërsa në shtattë muajt e fudnit ishte pa klub.
Policia ka nisur një hetim rutinë, edhe pse është konstatuar se Esperon e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. /Telegrafi/
Lamentamos profundamente el fallecimiento de Ezequiel Esperón, miembro querido en la familia Azulgrana.
Un abrazo hasta el cielo. pic.twitter.com/o8QkYujyIX
— Atlante FC 🐎⚽️ (@Atlante) October 6, 2019