Telegrafi

Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trinjakëve të mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Rromanat të Durrësit, ku tre të mitur kanë humbur jetën.

Një banesë u përfshi nga flakët, ndërsa brenda saj ishin 3 të miturit, të cilët humbën jetën. Mësohet se fëmijët ishin trinjakë të moshës 3-vjeçare.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, tre të miturit ishin vetëm në banesë. Kur është kthyer nëna e fëmijëve, e ka gjetur banesën të pushtuar nga flakët.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.