Telegrafi

Trafoja e re sjell edhe zgjerimin e hapësirës së pushimi në Lagjjen e Prizrenit

Banorët e rrugës “Remzi Ademaj” në Prizren, kanë përfituar një trafo të re elektrike dhe bashkë me trafon e re, falë investimit të KEDS-it, ata kanë përfituar edhe zgjerim të hapësirës për pushim.

Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se trafoja e vjetër është zëvendësuar me atë të re me fuqi 1000 kvA (kilovolt Apmer).
“Përveç, përmisimit të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e kësaj lagjeje kanë përfituar edhe një hapësirë për reaksion apo pushim, pasi që trafoja e re është ndërtuar në një hapësirë tjetër”, tha Arapi.

Sipas tij, me këtë investim, KEDS ka treguar se në kuadër të përmisimit të energjisë elektrike, kujdeset edhe për imazhin e qytetit.
Edhe banorët e lagjes thonë se përfitimi nga ky investim ka qenë i dyfisht.

“Trafoja e vjetër ka qenë e vendosur shumë keq. Hapësira që ka ekzistuar nuk kemi pasur mundësi ta shfrytëzojmë për shkak trafos që ka qenë në mes, kurse tash trafoja e re është vendosë në një vend më të përshtatshëm dhe hapësira është liruar”, tha Avdullah Krasniqi banor i lagjes.

Afër hapësirës së krijuar për pushim, gjendet edhe Gjimnazi “Remzi Ademaj”. Nxënësit e kësaj shkolle thonë se janë shfrytëzuesit e rregullt të kësaj pushimoreje.

“Pushimin e gjatë e shfrytëzojmë në këtë hapësirë”, tregon nxënësi i kësaj shkolle, Enver Gashi, sipas të cilit zgjerimi i kësaj hapësirë është i mirëseardhur.

Menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi, tha se është i kënaqur që ky investim ka arritur efekt të dyfisht.
“Sigurisht që jemi të kënaqur që me këtë investim kemi arrit të përmisojmë furnizimin me energji elektrike, njëherësh edhe zgjerimin e hapësirës publike”, tha Arapi. /Telegrafi/