Site icon Telegrafi

Trafikues droge me guxim të madh

Pasi që ka udhëtuar nga Lagosi në Pekin, mashkulli e ka lënë valixhen me 72 kilogramë marihuanë të mbështjellë në qese të plastikes, sepse ka qenë tepër nervoz kur e ka parë sigurimin në aeroport.

Mashkulli është kapur ditën e nesërme kur ka ardhur dhe ka tentuar që nga shërbimi i aeroportit të merr valixhen, shkruajnë mediat të cilat e kanë publikuar fotografinë e nigerianit me duar të lidhura.

Exit mobile version