Telegrafi

Trafiku Urban me rregulla të reja për ndarjen e ulëseve në autobusë

Trafiku Urban në Prishtinë ka vendosur disa rregulla të reja në të gjithë autobusët e kësaj kompanie.

Nga sot disa ulëse në pjesën qendrore të autobusëve janë të dedikuara për kategori të ndjeshme.

“Në kuadër të angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës për të gjithë qytetarët, me një fokus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara, kemi dedikuar ulëse për këtë kategori”.

“Nga tani, 4 ulëse në pjesën e parë të secilit autobus do të jenë ulëse me përparësi për gra shtatzëna, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar ose më pak të aftë për të qëndruar në këmbë”, ka njoftuar Trafiku Urban.

Trafiku Urban premton përmirësimin e shërbimeve dhe sigurimin e një transporti më efikas për të gjithë./Telegrafi/