Site icon Telegrafi

Trafiku Urban” përgatitet ta menaxhojë transportin publik

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” në Prishtinë pritet t’i marrë përgjegjësitë për menaxhimin jo vetëm të linjave të veta, por edhe të linjave private. Aktualisht 80 për qind e shërbimeve në këtë fushë i përkasin sektorit privat.
Madje për këtë kjo ndërmarrje të mërkurën ka shpallur edhe konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj.

“Po kërkojmë punëtorë të rinj me qëllim që nga janari 2015 të fillojmë me menaxhimin e trafikut urban në gjithë Komunën e Prishtinës, duke përfshirë kompanitë private për bartjen e udhëtarëve”, ka thënë drejtori i NP “Trafiku Urban”, Halil Mustafa.

Ky ka treguar se nga dhjetori në këtë kompani do të jenë konsulentët e Bankës Botërore për Ndërtim dhe Zhvillim dhe se, sipas tij, nevojitet staf i ri në mënyrë që punët të zhvillohen më suksesshëm.

Ai ka treguar për 5 vizita që zyrtarët e BERZH-it paraprakisht ua kanë bërë kushteve të trafikut në Prishtinë dhe për gatishmërinë e kompanisë për të marrë rreth 5 milionë kredi, “që organizmi i trafikut të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme. /Koha Ditore/Telegrafi/

Exit mobile version