Trafiku Urban – Prishtinë, ka njoftuar se nga sot ( 5 shkurt ) autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat sipas orarit të rregullt nga ora 06:00 deri në 22:0.
Në njoftimin e bërë për media, Trafiku Urban kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00”, thuhet në njoftim.
Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmë ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:
J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]
55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.
26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;
Ndryshe, nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, ku Qeveria ka marrë vendim që të lehtësojë disa masa. /Telegrafi/