Të verdh dhe të ultë. Kështu duken autobusët më të rinj të kryeqytetit. Konstrukti i tyre mundëson që ata të shfrytëzohen lehtësisht edhe nga personat me nevoja të veçanta.
Në funksion të qytetarëve, ata do të jenë nga janari i vitit të ardhshëm. Ndërsa, brenda këtij muaji do të arrijnë në Prishtinë një pjesë e autobusëve të cilët për gjatë kohë janë kërkuar nga Komuna e Prishtinës.
Adonis Tahiri, zëdhënës i kësaj Komune tha se në muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet të kompletohet e gjithë sasia, kur do të hyjnë në funksion 51 autobusët e rinj. /Gazeta Tribuna/