Piloti italian Giorgo Rifomato është ekstraduar drejt Italisë për të vuajtur dënimin me 15 vjet burg, dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ka qenë Ministria e Drejtësisë që ka miratuar ekstadimin drejt vendit fqinj të 71-vjeçarit, i cili mësohet se është transferuar nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Aroplani tip “Piper” i Riformatos u rrëzua në plazhin e Divjakës dhe në të njëjtën zonë u sekustruan 460 kg kanabis. Në atë kohë policia arrestoi edhe 6 persona të tjërë./Telegrafi/.