Site icon Telegrafi

Trafikojnë vajzën e tyre

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës thanë për agjencinë e lajmeve Noa se prindërit janë arrestuar për shkak të dyshimit se ata kanë trafikuar vajzën e tyre, e cila ishte raportuar dhe denoncuar si e zhdukur.

Derisa babai i viktimës është mbajtur në ambientet e policisë, nëna e vajzës po hetohet e lirë.

Prindërit e pazakontë nuk kanë pranuar të rrëfejnë asgjë lidhur me fatin e vajzës së tyre, ndërsa nga ana e policisë po punohet për gjetjen e vendndodhjes së saj.

Sakaq, pavarësisht të dhënave të siguruara nga ana e policisë për implikimin e tyre, burrë e grua nuk kanë pranuar se kanë kryer një akt të tillë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version