Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “trafikimi me njerëz” në Leposaviq.
Sipas raportit të policisë thuhet se është arrestuar e dyshuara femër e cila dyshohet se ka shfrytëzuar viktimën e ndjeshme të moshës 13 vjeç të cilën e ka mbajtur në kafiterinë e saj duke e
shfrytëzuar për punë të detyruar gjatë periudhës kohore qershor-korrik 2021.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/