Site icon Telegrafi

Trafikoi dy femra të huaja në Klinë, arrestohet një e dyshuar

Foto: Ilustrim

Një femër (shtetase e Shqipërisë) është arrestuar nën dyshimin se ka trafikuar dy femra të tjera (shtetase të huaja).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastin e kanë raportuar dy femrat e trafikuar e cila ngjarje ka ndodhur në Klinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet.

“Dy viktimat femra shtetase të huaja kane raportuar se janë trafikuar, në lidhje me rastin është arrestuar një e dyshuar femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e lartëcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version