Trafikanti që “zbuloi” metodën perverse të fshehjes së kokainës! (Foto)
Agron Shala
Në Madrid të Spanjës, është ndaluar një njeri që e kishte pjesën e përparme të pantallonave tepër të fryrë.
Burri i paemëruar kishte futur në 400 gramë kokainë, duke pretenduar se është organi tij gjenital.
Policia e ka arrestuar 43-vjeçarin, i cili e kishte sjell këtë sasi të ndaluar nga Amerika Jugore, transmeton Telegrafi.
Përfitimet e mëdha nga shitja e këtyre substancave, ka bërë që trafikantët të gjejnë metoda të ndryshme të transportimit. Pak javë më parë është ndaluar një udhëtar nga Portugalia, që ishte duke bartur drogë në protezën e këmbës. Kurse gjatë vitit të kaluar, janë ndaluar dy ‘turistë’ që kishin futur kokainë nën parukë. /Telegrafi/