Site icon Telegrafi

Trafikanti ndërkombëtar i dënuar me 7 vite burg, kapet në Vlorë

Foto: Ilustrim

Shqiptari në kërkim ndërkombëtar, Gazmir Mehmetaj është arrestuar në Vlorë nga policia e vendit në bashkëpunim me Interpol Tirana.

47-vjeçari i lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalias në Itali, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas njoftimit, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version