Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugët kryesisht të thata, njoftuan nga LAMM.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjaleve të komunikacionit, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/