Site icon Telegrafi

Trafik kokaine me nëndetëse Venezuelë-Shqipëri, si u zbuluan 14 ton drogë

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmjen e djeshme është transmetuar pjesa e tretë e dokumentarit ‘Narcotica’, ku flitet mbi faktin që Shqipëria është një qendër e trafikut të drogës, dhe në një sipërfaqe të konsiderueshme të territorit kultivohet lëndë narkotike.

Në një pjesë të dokumentarit prokurori i Antimafias Nicola Gratteri ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare, pasi sipas tij mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në vendin e tyre.

Ndërsa Francesco Mandoi, një tjetër prokuror i ANTIMAFIAS që ndodhet në Shqipëri, ka treguar se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

“Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’’, ka treguar ai.

 

Exit mobile version