Site icon Telegrafi

Trafik droge me postë nga SHBA-ja, arrestohen dy persona në Tiranë

Polica e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të lëndës narkotike kanabis sativa, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar dhe ka arrestuar dy persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “California” u vinë në pranga shtetasit Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë kanabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version